“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as nuk lidh fryt, nëse nuk ujitet me lot e gjak”, është një postulat i shkrimtarit Arturo Graf, të cilit nuk i del prova në rastin e Kosovës. Historia e ngritjes dhe mbajtjes së shkollave shqipe gjatë shekujve të okupimit njeh sakrificë e flijim, por frytet nuk janë duke iu parë arsimit, që prej çlirimit në vitin 1999, shkruan sot “Koha Ditore”. Është ky një sektor që i është nënshtruar eksperimentimit që prej pasluftës, por edhe që vazhdon të vuajë nga mungesa e politikave të cilat sigurojnë cilësi, nga korrupsioni dhe nga ndërhyrjet e mëdha e të vazhdueshme politike. Halim Hyseni, ekspert i arsimit dhe njeri që është marrë aktivisht me politika arsimore që nga vitet ’80, niset nga kjo situatë, për të dhënë alarmin rreth së ardhmes që e pret shtetin e dalë nga okupimi dy dekada më parë.“Pas çlirimit, ne kemi dështuar”, konstaton Hyseni. “Gjendja që sot është në arsim e atakon të ardhmen e Kosovës. Me të, Kosova nuk ka perspektivë. Duhet të ndryshojë me urgjencë. Jo me improvizime, por me ndryshime sistemore”.
“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as nuk lidh fryt, nëse nuk ujitet me lot e gjak”, është një postulat i shkrimtarit Arturo Graf, të cilit nuk i del prova në rastin e Kosovës. Historia e ngritjes dhe mbajtjes së shkollave shqipe gjatë shekujve të okupimit njeh sakrificë e flijim, por frytet nuk janë duke iu parë arsimit, që prej çlirimit në vitin 1999, shkruan sot “Koha Ditore”. Është ky një sektor që i është nënshtruar eksperimentimit që prej pasluftës, por edhe që vazhdon të vuajë nga mungesa e politikave të cilat sigurojnë cilësi, nga korrupsioni dhe nga ndërhyrjet e mëdha e të vazhdueshme politike. Halim Hyseni, ekspert i arsimit dhe njeri që është marrë aktivisht me politika arsimore që nga vitet ’80, niset nga kjo situatë, për të dhënë alarmin rreth së ardhmes që e pret shtetin e dalë nga okupimi dy dekada më parë.
Dhjetë vitet e fundit numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është ulur për 20 për qind, kurse gjatë kësaj kohe stafi arsimor është rritur për tetë për qind.Kështu ka njoftuar eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci, gjatë tryezës së organizuar nga Vetëvendosje kushtuar menaxhimit të sistemit arsimor. Pupovci po ashtu tha se çdo vit në Kosovë po zvogëlohet numri i nxënësve në klasat e para.“Çdo vit në Kosovë keni 500 deri në 1000 nxënës më pak. Kjo vjen si shkak i uljes së natalitetit dhe kryesisht shpërnguljes së familjeve nga zonat rurale”, ka thënë Pupovci, raporton Kosovapress. Ai thotë se sistemi arsimor në Kosovë është i decentralizuar. Sipas tij, në shkolla vërehet kultura klienteliste, përmes së cilës pushtetarët punësojnë bashkëpartiakët e vet. “Sistemi arsimor në Kosovë është i decentralizuar, për shkak të traditës së shtetit, por edhe për shkak të planit të Ahtisaarit, që me ligjin për arsimin në komuna ka imponuar një decentralizim”, ka thënë Pupovci.
Dhjetë vitet e fundit numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është ulur për 20 për qind, kurse gjatë kësaj kohe stafi arsimor është rritur për tetë për qind.Kështu ka njoftuar eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci, gjatë tryezës së organizuar nga Vetëvendosje kushtuar menaxhimit të sistemit arsimor. Pupovci po ashtu tha se çdo vit në Kosovë po zvogëlohet numri i nxënësve në klasat e para.“Çdo vit në Kosovë keni 500 deri në 1000 nxënës më pak. Kjo vjen si shkak i uljes së natalitetit dhe kryesisht shpërnguljes së familjeve nga zonat rurale”, ka thënë Pupovci, raporton Kosovapress.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar sot 633 tabletë nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, të cilët do t’iu shpërndahen nxënësve me nevoja të veçanta. Zyra e UNICEF-it në tërësi ka siguruar 800 tabletë përmes Ambasadës Britanike në Kosovë, 167 prej të cilëve janë shpërndarë tek Organizatat e Personave me Nevoja të Veçanta. Ministri Ramë Likaj me këtë rast theksuar rëndësinë e të dhënave të sakta dhe raporteve të cilat Ministria e Arsimit i ka mbledhur nga DKA-të, sa i përket numrit të nxënësve me nevoja të veçanta që duhet të ndihmohen me teknologji asistive, përkatësisht me tabletë. Ministri Likaj ka folur edhe për rëndësinë e digjitalizmit të procesit mësimor dhe rrjedhën e procesit mësimor gjatë periudhës së parë. Shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larisa Brunn tha se fëmijët me aftësi të kufizuara janë më të prekurit nga COVID-19. “UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën Britanike po ndihmojnë klta fëmijë me sigurimin e tabletëve duke kontribuar në qasjen e tyre në mësimin online”. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj theksoi se furnizimi i nxënësve me tabletë është përkrahje e çmueshme në kohë të pandemisë COVID 19. Rexhaj ka vlerësuar se, ndihma e UNICEF-it vjen në një kohë të duhur dhe përdorimi i tabletëve tash ka peshë edhe më të madhe për shkak të organizimit të mësimit në distancë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar sot 633 tabletë nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, të cilët do t’iu shpërndahen nxënësve me nevoja të veçanta. Zyra e UNICEF-it në tërësi ka siguruar 800 tabletë përmes Ambasadës Britanike në Kosovë, 167 prej të cilëve janë shpërndarë tek Organizatat e Personave me Nevoja të Veçanta. Ministri Ramë Likaj me këtë rast theksuar rëndësinë e të dhënave të sakta dhe raporteve të cilat Ministria e Arsimit i ka mbledhur nga DKA-të, sa i përket numrit të nxënësve me nevoja të veçanta që duhet të ndihmohen me teknologji asistive, përkatësisht me tabletë. Ministri Likaj ka folur edhe për rëndësinë e digjitalizmit të procesit mësimor dhe rrjedhën e procesit mësimor gjatë periudhës së parë. Shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larisa Brunn tha se fëmijët me aftësi të kufizuara janë më të prekurit nga COVID-19.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka filluar sot Javën kundёr braktisjes sё shkollimit, e cila do të zgjasë deri më 20 nёntor 2020 dhe këtë vit, për shkak të pandemisë, kjo javë do të shënohet me aktivitete sensibilizuese mediale dhe vizita nё shkolla, shoqёruar me materiale promovuese. MASh kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe nga secili punonjës në arsim, prindërit dhe gjithë komuniteti, që të adresojnë secilën sfidë që ndikon në mosvijimin e mësimit nga fëmijët tanë, në mënyrë që të ketë reagim të shpejtë institucional për të zgjidhur problemet. Në këtë drejtim, vit pas viti, ka pasur ulje të shifrave të braktisjes së shkollimit, falë punës së përbashkët të MASh me DKA-të, shkollat dhe me partnerët si UNICEF, ECMI, OSBE, USHPAK, GIZ, etj. Kjo javё ёshtё simbolike, por MASh punon nё vazhdimёsi nё ngritjen e kapaciteteve dhe pёrkushtimit institucional nё realizimin e tё drejtёs pёr arsim, pa dallim gjinie, etnie a gjendje tjetёr. Java kundër braktisjes së shkollimit është ndёrlidhur me Pёrvjetorin e Konventёs pёr tё drejtat e fёmijёs, meqё java nё esencё e adreson tё drejtёn pёr arsim.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka filluar sot Javën kundёr braktisjes sё shkollimit, e cila do të zgjasë deri më 20 nёntor 2020 dhe këtë vit, për shkak të pandemisë, kjo javë do të shënohet me aktivitete sensibilizuese mediale dhe vizita nё shkolla, shoqёruar me materiale promovuese. MASh kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe nga secili punonjës në arsim, prindërit dhe gjithë komuniteti, që të adresojnë secilën sfidë që ndikon në mosvijimin e mësimit nga fëmijët tanë, në mënyrë që të ketë reagim të shpejtë institucional për të zgjidhur problemet. Në këtë drejtim, vit pas viti, ka pasur ulje të shifrave të braktisjes së shkollimit, falë punës së përbashkët të MASh me DKA-të, shkollat dhe me partnerët si UNICEF, ECMI, OSBE, USHPAK, GIZ, etj.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, sot në ambientet e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë prezantuan Platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri Likaj theksoi se, kjo Platformë për mësim në distancë është në vazhdën e një bashkëpunimi shumëvjeçarë dhe të shkëlqyeshëm, të cilin e kanë Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Ministri Likaj bëri të ditur se, Ministria e Arsimit e Shqipërisë ia dhuron falas Ministrisë së Arsimit të Kosovës Platformën për mësimin në distancë, por njëkohësisht edhe MASh do të vë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë platformat e saj. Me këtë rast, ministri Likaj ka ftuar prindërit dhe mësimdhënësit që t’i udhëzojnë fëmijët që të kujdesen për shëndetin e tyre, të mësuesve, familjarëve të tyre dhe për shëndetin e përgjithshëm. Ndërsa, ministrja Besa Shahini shprehu besimin e saj se, pas përgatitjeve të cilat janë bërë dhe duke zbatuar në mënyrën më të mirë masat mbrojtëse, do të arrijmë të fillojmë një vit të mbarë shkollor.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, sot në ambientet e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë prezantuan Platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri Likaj theksoi se, kjo Platformë për mësim në distancë është në vazhdën e një bashkëpunimi shumëvjeçarë dhe të shkëlqyeshëm, të cilin e kanë Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Ministri Likaj bëri të ditur se, Ministria e Arsimit e Shqipërisë ia dhuron falas Ministrisë së Arsimit të Kosovës Platformën për mësimin në distancë, por njëkohësisht edhe MASh do të vë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë platformat e saj.
Që nga 14 shtatori, kur janë hapur institucionet e arsimit parauniversitar, në shumë shkolla janë regjistruar raste pozitive me COVID-19. Kjo ka bërë që vazhdimisht të ndryshohen skenarët e mësimit, duke kaluar nga skenari A, mësim në shkolla, në skenar B, mësim i kombinuar apo skenar C, mësim online. Shkolla “Xhemail Mustafa” në kryeqytet për shkak të disa rasteve dy javë ka qenë në skenarin C, ndërkaq javën e kaluar është rihapur sërish. Mësimdhënësja Zana Mejzinolli thotë se me gjithë vështirësitë, më efikase e konsideron skenarin me prezencën e nxënësve në shkollë, pavarësisht se orët janë më të shkurtra. “Kuptohet që është më vështirë se jemi duke punuar me dy ndërrime, sidomos për mësimdhënësit, sepse ata punojnë nga 10 orë mësimore, kemi një pauzë 45-minutëshe për dezinfektimin e klasave për ardhjen e grupit B. Kemi konstatuar se shumë më mirë është që nxënësit me qenë prezent, edhe pse ora është 25-minutëshe por është më efektive”, thotë ajo.
Që nga 14 shtatori, kur janë hapur institucionet e arsimit parauniversitar, në shumë shkolla janë regjistruar raste pozitive me COVID-19. Kjo ka bërë që vazhdimisht të ndryshohen skenarët e mësimit, duke kaluar nga skenari A, mësim në shkolla, në skenar B, mësim i kombinuar apo skenar C, mësim online. Shkolla “Xhemail Mustafa” në kryeqytet për shkak të disa rasteve dy javë ka qenë në skenarin C, ndërkaq javën e kaluar është rihapur sërish. Mësimdhënësja Zana Mejzinolli thotë se me gjithë vështirësitë, më efikase e konsideron skenarin me prezencën e nxënësve në shkollë, pavarësisht se orët janë më të shkurtra.
Nën malin e Sharrit, 11 kilometra në juglindje të Prizrenit, shtrihet fshati Mushnikovë. Bën pjesë në tipin e fshatrave të dendur me shumë objekte, ndër të cilët është edhe shkolla e vjetër e ndërtuar në vitin 1905. Nga viti 1972 e deri në vitin 1992, në këtë vend kanë marrë mësime të gjuhës shqipe banorët e kësaj ane. Që nga viti 1992, kur shqiptarët u dëbuan nga jeta institucionale, kjo shkollë mbeti e braktisur. Ish-nxënësit e saj thonë se në këtë objekt është kthyer identiteti shqiptar. Ish-nxënësi i kësaj shkolle, Rafit Smajli, sot arsimtar i historisë, kujton trysninë e serbëve për mësimdhënësit shqiptarë të cilët bënin 30 kilometra udhë derisa mbërrinin në këtë shkollë. Kjo gjë vështirësohej edhe më shumë, meqë shkolla ndodhej në lagjen e banuar nga serbët.. Gjatë këtij viti, me propozim të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kjo ndërtesë mori statusin e monumentit, duke u bërë pjesë e regjistrit të aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.
Nën malin e Sharrit, 11 kilometra në juglindje të Prizrenit, shtrihet fshati Mushnikovë. Bën pjesë në tipin e fshatrave të dendur me shumë objekte, ndër të cilët është edhe shkolla e vjetër e ndërtuar në vitin 1905. Nga viti 1972 e deri në vitin 1992, në këtë vend kanë marrë mësime të gjuhës shqipe banorët e kësaj ane. Që nga viti 1992, kur shqiptarët u dëbuan nga jeta institucionale, kjo shkollë mbeti e braktisur. Ish-nxënësit e saj thonë se në këtë objekt është kthyer identiteti shqiptar. Ish-nxënësi i kësaj shkolle, Rafit Smajli, sot arsimtar i historisë, kujton trysninë e serbëve për mësimdhënësit shqiptarë të cilët bënin 30 kilometra udhë derisa mbërrinin në këtë shkollë. Kjo gjë vështirësohej edhe më shumë, meqë shkolla ndodhej në lagjen e banuar nga serbët..
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të hënën, u hap ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee. Ekspozita, pjesë e aktiviteteve për shënimin e Vitit Mbarëkombëtar për Skënderbeun, përmban 37 botime antikuare për Skënderbeun, botime këto që i takojnë koleksionit personal të Patricia Nugee. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku e vlerësoi ekspozitën “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar” si një ndër ekspozitat më të rralla që janë hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të hënën, u hap ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee. Ekspozita, pjesë e aktiviteteve për shënimin e Vitit Mbarëkombëtar për Skënderbeun, përmban 37 botime antikuare për Skënderbeun, botime këto që i takojnë koleksionit personal të Patricia Nugee.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, për përkrahjen e projektit “Kujtesa e Kosovës: histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”. Projekti, faza e parë e të cilit ishte bashkëfinancim i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, është hartuar dhe realizohet nga Dega e Antropologjisë e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, për përkrahjen e projektit “Kujtesa e Kosovës: histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”. Projekti, faza e parë e të cilit ishte bashkëfinancim i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, është hartuar dhe realizohet nga Dega e Antropologjisë e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Dr. Sabri Kiçmari, vizitoi drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, me ç’rast i dhuroi Bibliotekës gjashtë tituj të librave të shkrimtarit të njohur australian me prejardhje shqiptare, Aleks Buzo. Aleks Buzo është një nga shkrimtarët më të njohur australian. Ai ka lindur në Sydney më 23 Korrik 1944. Shkollimin fillor e kreu në Australi, kurse shkollimin e mesëm në Gjenevë – Zvicër. Ndërkaq, studimet e larta i përfundoi në Universitetin e New South Wales në Sydney. Aleks Buzo botoi dramën e parë, ”Norm dhe Ahmedi’, që ishte ndër të parët autorë që ngriti diskriminimin e emigrantëve në Australi dhe zgjoi vëmendjen e opinionit publik australian duke vënë në pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantët.
Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Dr. Sabri Kiçmari, vizitoi drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, me ç’rast i dhuroi Bibliotekës gjashtë tituj të librave të shkrimtarit të njohur australian me prejardhje shqiptare, Aleks Buzo. Aleks Buzo është një nga shkrimtarët më të njohur australian. Ai ka lindur në Sydney më 23 Korrik 1944. Shkollimin fillor e kreu në Australi, kurse shkollimin e mesëm në Gjenevë – Zvicër. Ndërkaq, studimet e larta i përfundoi në Universitetin e New South Wales në Sydney. Aleks Buzo botoi dramën e parë, ”Norm dhe Ahmedi’, që ishte ndër të parët autorë që ngriti diskriminimin e emigrantëve në Australi dhe zgjoi vëmendjen e opinionit publik australian duke vënë në pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantët.
BSD është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë intelektuale me qëllim që t’ i bëjë të njohura shfrytëzuesve për t’i studiuar dhe për t’ i lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme.
Shfleto katalogun
Biblioteka BSD ofron qasje në materialin bibliotekar për të gjithë përdoruesit e qytetit të Prishtinës me rrethinë, pavarësisht nga raca, kombësia, gjinia, mosha, besimi fetar, gjuha, paaftësitë fizike dhe informon e ndihmon ata në përdorimin e gjetjen e tyre.
Regjistrohu
Biblioteka "Sinan Dobreva" bashkëpunon me bibliotekat në vend dhe jashtë vendit; Bashkëpunon me institucionet kulturore, shtëpitë botuese, shkollat dhe me komunitetin me qëllim të nxitjes së interesimit për librin dhe të mësuarit gjatë gjith jetës. Shfletoni galerinë për më shumë.
Galeria