Autorë të huaj
Franz Kafka i lindur më 3 korrik, 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, sot Republika Çeke; vdiq më 3 qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë. ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm në llojin e tij. Disa nga shkrimet e tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin - janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër me emërtimin Die Verwandlung (Metamorfoza, Shëndërrimi) dhe romani i tij i pambaruar Der Prozess (Procesi) dhe Das Schloß (Kështjella). Mbiemri "kafkor" ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta te llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës.Disa nga veprat që mund të shtjellohen dhe të përkthyera në shqip janë: "Procesi", "Metamorfoza", "Kështjella" në formën e romanit por dhe nga proza e tij e shkurtër në formën e tregimit. Disa nga tregimet e tij janë "Një Leksion Akademik", "Populli i Minjve", "Barbarët", etj. Fatkeqësisht veprat e tij janë në shumicën e tyre të humbura dhe për më tepër nga vet dëshira e autorit për ti asgjësuar ato. Kryesorja çka mund të fillojë një analizë për ketë shkrimtar është vënia re e një ndryshimi rrënjësor të formës në veprën e tij dhe në përmbajtje. Ai shpesh përdor një formë të veçantë dhe të thatë simbolike ku majmunët flasin, njerëzit transformohen, portretizohen në mostra etj., pra një realitet jashtëtokësor për të analizuar bujtinën tokësore në formën e saj më reale.
Disa nga veprat nder vite:
- 1909
- Një bisedë me të luturin
- Një bisedë me të dehurin
- Një libër lutjesh grash
- Aeroplani në Brescia
- Rihardi dhe Samueli
- 1911
- Procesi
- Gjykimi
- 1915
- Para ligjit
- Metamorfoza
- Vrasja
- 1918
- Një doktor vendi
- Një artist i urisë
Ishte një novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe gazetar i lindur ne date 21 Korrik 1899.I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në SHBA. Stili i tij ekonomik dhe i nënvlerësuar kishte një ndikim të fortë në fiction të shekullit të 20-të, ndërsa jeta e tij e aventurës dhe imazhi i tij publik ndikuan në gjeneratat e mëvonshme. Hemingway prodhoi pjesën më të madhe të punës së tij midis mesit të viteve 1920 dhe 1950 dhe fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1954. Ai botoi shtatë romane, gjashtë koleksione me histori të shkurtra dhe dy vepra jo-fikse. Vepra të tjera, duke përfshirë tre romane, katër koleksione me histori të shkurtëra dhe tre vepra jo-fikse, u botuan pas vdekjes. Shumë nga veprat e tij konsiderohen klasike të letërsisë amerikane.konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Hemingway u rrit në Oak Park, Illinois. Pas shkollës së mesme, ai raportoi për disa muaj për "The Kansas City Star", përpara se të nisej për Frontin Italian për t'u regjistruar me shoferët e ambulancës së Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1918, ai u plagos rëndë dhe u kthye në shtëpi. Në vitin 1921, ai u martua me Hadley Richardson, e para nga katër bashkëshortet e tij. Ne Paris punoi si korrespondent i huaj dhe ra nën ndikimin e shkrimtarëve dhe artistëve modernistë të komunitetit të emigrantëve të viteve 1920 "Lost Generation". Ai botoi romanin e tij debutues, The Sun Also Rises, në vitin 1926.
Veprat kryesore të tij janë:
- Plaku dhe deti
- Dëborërat e Kilimanxharos
- Për kë bien këmbanat
- Të kesh e të mos kesh
- Lamtumirë armë
Samuel Langhorne Clemens lindur 30 nëntor 1835 ndryshe njihet me emrin Mark Twain, ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi. Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarkombetar. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femija i gjashte nga 7 fëmijët që ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan.Një vit me vone ai u be daktilograf.
Veprat kryesore të tij janë:
- Bretkosa nga konteja e Kalaveres
- Te pafajshmit ne terren
- Dedektivi Tom Sojer
- Aventurat e Hakëllberri Fin
Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809 në Boston, Massachusetts, ShBA ; vdiq më 7 tetor 1849 në Baltimore, Maryland. Ka qenë një shkrimtarë amerikan. Ai e themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fondamenti të simbolizmit dhe kështu të poezisë moderne. Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Fan Noli e kishte përkthyer edhe në shqip. Ai kishte përkthyer dy poemat më të njohura të tijat : “Korbi” dhe “Anabel Li”. Jeta e tij kishte filluar mes mjerimit dhe braktisjes, ndërsa më pas do të ishte një fëmijë i adoptuar nga një njeri i pasur, ku do të jetonte vetëm për pak kohë. Jeta e tij do të ishte e mbushur me peripeci të shumta, shpesh herë i dehur dhe jo rrallë herë shëtitës si endacak në kërkim të një strehe. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij. Krijimet e tij ishin mbinjerëzore. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Ashtu si Hemingueji dhe Poe pati një vdekje tragjike, Edgar ishte ndarë nga jeta më 7 tetor te vitit 1849 përmes një vdekjeje tepër të dhimbshme. Një nga shprehjet e tij të njohura është : “Cila sëmundje e lë veten të krahasohet me alkoolin !”. “Korbi” dhe “Anabel Li” ishin magji të vërteta. Sot ai është një mit, paraprijës i kohës së vet. Jo vetëm poetët, por edhe filozofët bashkëkohorë thonë : “Pa Poe-n nuk do të njihnim shpirtin e njeriut, siç e njohim sot”. Poezitë e tij nisa t’i botoj që nga viti 1999, ndërsa në vitin 2005 botova një përmbledhje me poezi dhe poemat e tij, të cilin e kam ribotuar 4 herë. Megjithatë, tashmë isha vënë në kërkim të shpirtrave të mëdhenj njerëzor.
Veprat kryesore të tij janë:
- Macja e zezë
- Liegia
- Vrasjet në Morgun Rue
- Humbja e frymës
- Këmbanat
Teodor Drajzer romancier dhe gazetar amerikan. Lindi më 27 gusht të vitit 1871, në Terre Haute-Indiana të SHBA- së, dhe u nda nga jeta më 28 dhjetor të vitit 1945 në Los Anxhelos. Arsimin e lartë e kreu në universitetin Indianos, në vitet 1889-90. Karrierën e tij ai e nisi si gazetar në të përditshmen “Chicago Tribune” ku u bë i njohur me disa shkrime të bukura për shkrimtarë të mëdhenj si, Nathaniel Haw Thorne, William Dean Howells dhe disa intervista me personalitete të njohura të politikës së vendit. Në vitin 1893 martohet me Sarah White, e cila u nda nga jeta në një moshë të re. Edhe pse Drajzeri u mor edhe me poezi, tregime, kujtime e monografi, suksesi i tij i padiskutueshëm u bë romani i gjatë. Romani i tij i parë ishte “Motra Keri” (1899), por edhe pse ky roman nuk u pëlqye shumë vazhdoi të shkruante romane të tjera me të cilët do të bënte emër. Në romanin e dytë “Jennie Gerhard” (1911), ai sjell historinë e dhimbshme të një gruaje, që shet trupin e saj me një burrë të pasur për të ndihmuar familjen e varfër. Më pas ai shkroi triologjinë e përbërë nga “Financieri” (1912), ku pasqyrohet jeta e një manjati amerikan të transportit, “Titan” (1914), që u pasua më tej nga libri “Një udhëtim në Forty”, ku përshkruhen përshypjet e tij nga udhëtimet e tij nëpër Europë. Romanet që e bënë Drajzerin më të njohur ishin triologjia “Gjeniu”, shkruar në vitin 1915 dhe përkthyer e ribotuar disa herë, jo vetëm në shumë gjuhë të botës, por edhe në gjuhën shqipe në të cilin trajtohen çështje të thella të pasionit, moralit, të dashurisë dhe të shkatërrimit të barrierave të së vjetrës që pengonte të renë përparimtare. Në 10-vjeçarin e dytë të shkeullit XX Drajzeri botoi edhe disa vëllime me tregime dhe esse si: “Liria dhe histori të tjera”, “Dymbëdhjetë burra”.
Veprat kryesore të tij janë:
- Motra Carrie
- Jennie Gerhardt
- Financieri
- Gjeniu
- Një tragjedi amerikane
Lev Nikolayevich Tolstoy, lindi me 9 shtator 1829. Ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina.Nena e tij Maria Nikollajevna Vollkonskaja vdiq kur Tolstoi i mbushi 2 vjet. I ati Kont Nikolla Ilic Tolstoi vdiq kur shkrimtari i ardhshem ende nuk i kishte mbushur 9 vjet. Kështu ai mbeti nen mbikqyrjen e tezes se tij Tatiana Aleksandra Ergolska. Rinine e kaloi ne vendlindje ku edhe qe edukuar. Më 1844 hyri ne Universitetin e Kazanit dhe ne vitin 1847 ende pa mbaruar studimet u kthye ne vendlindje per shkak te pakënaqesise ndaj regjimit te atëhershem universitar carist.Me 1854 u transferua ne Krime ku mori pjes aktive dhe tregoi trimeri te rralle ne mbrojtjen e Sevastopolit. Heroizmi dhe vetmohimi i ushtarëve rus ne keto luftime te pergjakshme i bejne pershtypje autorit prandaj shenon ne ditarin e tij, “Forca morale e popullit rus eshte e madhe, vrulli i zjarrte i luftetarëve nuk pershkruhet ne asnje menyrë per asnje gjë, as ne Greqinë e vjeter, madje as ne Trojë nuk kishte kaq shumë heroizma si luftetaret e populli rus”.Pas kësaj ai ben nje udhëtim jashtë shtetit ne vende si Franca, Gjermania, Italia, Zvicera, ku kalon 6 muaj dhe pas kthimit fillon punen e ti si mesonjës i popullit te Jasnaja Polianës. Në nje udhtim te dytë, i cili zgjati per me shum se 9 muaj ai vizitoi perseri Gjermaninë, Francen, Italinë, Belgjiken dhe Anglinë ku në Londer takohet me Hercenin nje nga idolet e tij, e të cilin e çmonte shumë si shkrimtar dhe mendimtar.
Veprat kryesore të tij janë:
- Ana Karenina
- Lufta e Paqja
- Ringjallja
- Vdekja e Ivan Iliçit
- Zotëria dhe punëtori
Dan Brown lindi më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire. Është autorë i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brovni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA, ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë. Në shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodi Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjygji si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje.Në 2006 libri i tij The Da Vinci Code u xhiruar nga Ron Howard me Tom Hanks në rolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaq më 17 maj në disa vende të botës, në ShBA më 19 maj, një pjesë e filmit u xhiruar në muzeumin Louvre.
Veprat kryesore të tij janë:
- Kështjella Dixhitale
- Engjëj & Djaj
- Mashtrimi i Madh
- Kodi i da Vinçit
- Simboli i Humbur
Dante Alighieri, i pagëzuar Durante di Alighiero degli Alighieri dhe i njohur thjesht si Dante, nga familja Aligieri e Italise. Lindi me 21 qershor 1265. Ka qenë një poet, shkrimtar dhe politikan italian.Ai shquhet si ati i gjuhës italiane; fama e tij është kryesisht për shkak të krijimit të veprës "Komedia" (italisht: Comedìa), dhe më pas e quajtur Divina nga Bokaço duke u bërë e famshme si Komedia Hyjnore (italisht: Divina Commedia), dhe në përgjithësi konsiderohet si vepra më e madhe e shkruar në italisht dhe një nga kryeveprat më të mëdha të letërsisë botërore. Një shprehje e kulturës mesjetare, e filtruar përmes lirisë së Dolçe stil novo, është gjithashtu një mjet alegorik i shpëtimit njerëzor, i cili arrihet duke prekur tragjeditë e dënimeve, ndëshkimet purgatore dhe lavdat qiellore, duke i lejuar Dantes t'i ofrojë lexuesit një pasqyrë të moralit dhe etikës.Një gjuhëtar i rëndësishëm, filozof dhe teoricist politik, Dante filloi të lëvizte brenda diturisë njerëzore, duke shënuar thellësisht letërsinë italiane të shekujve të ardhshëm dhe të njëjtën kulturë perëndimore, që të quhej "Poeti i Madh" ose, "Poeti". Dante, eshtrat e të cilit ndodhen pranë varrit në Ravennë të ndërtuar në vitin 1780 nga Kamillo Morixha, u bë një nga simbolet e Italisë në botë, falë emrit të trupit kryesor të përhapjes së gjuhës italiane, "Shoqata Dante Aligieri", ndërsa studimet kritike dhe filologjike mbahen gjallë nga "Shoqata Dante".Nga shekulli XX dhe në vitet e hershme të shekullit XXI, Dante u bë pjesë e kulturës masive, ndërsa puna e tij dhe figura e tij frymëzuan botën e vizatimeve komike, mangave, video-lojrave dhe letërsisë.
Veprat kryesore të tij janë:
- Komedia Hyjnore
- Inferno
- Parajsa
- Purgatori i Dantes
- La Vita Nuova
Lindi më 26 shkurt të vitit 1802 në Besançon, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë shume dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX. Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.
Veprat kryesore të tij janë:
- Kozeta
- Njeriu që qesh
- Gavroshi
- Të mjerët
- Katedralja e Parisit
William Shakespeare ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët me te famshem ne bot. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor.Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi-Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat greqishtfolës dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollim aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai.Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.
Veprat kryesore te tij janë:
- Hamleti
- Romeo e Zhuljeta
- Henriku IV
- Othello
- Jul Cezari
Fjodor Mihajlloviç Dostojevski lindi me 11 nëntor 1821. Ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov. Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në konmesin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. 19. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij "Shënime nga nëntoka" (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.Dostojevski ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskë. Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t'ia u dëgjonte rrëfimet.
Veprat kryesore të tij janë:
- Njerëz të mjerë
- Idioti
- Të fyer e të poshtëruar
- Krim dhe ndëshkim
- vëllezërit Karamazov
 
             
                     
                     
                     
                     
                     
                     
                     
                     
                     
                     
                    