Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua "apostull i shqiptarizmës" dhe "bilbil i gjuhës shqipe". Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.Naimi është autor i gjithsej njëzetedy veprave
Naum Veqilharxhi, lindur Naum Bredhi (1797 - 1846) ka qenë një avokat dhe studjues shqiptar. Më 1844 krijoi një alfabet krejt origjinal për gjuhën shqipe, quajtur Alfabeti i Vithkuqit. Veqilharxhi shmangu përdorimin e shkronjave greke. Ai është ndër figurat më të shquara të viteve të para të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dhe çmohet si njëri prej ideologëve të saj të parë .
Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921. Pas dekadës së dytë të shek. XX, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet.Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua "poet kombëtar".
Dritëro Agolli (13 tetor 1931 - 3 shkurt 2017) Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.
Millosh Gjergj Nikolla i njohur më shumë përmes nofkës Migjeni (Shkodër, 13 tetor 1911 - Torre Pellice, 26 gusht 1938) ka qenë poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Ndre Mjeda ose Mjedja (Shkodër, 20 nëntor 1866 - 1 gusht 1937) ka qenë prift, gjuhëtar, poet lirik dhe deputet shqiptar. Është cilësuar nga Jakov Milaj "nji ndër letrarët ma të mëdhaj qi ka qitun Shqipnija".
Franz Kafka i lindur më3 korrik, 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, sot Republika Çeke; vdiq më 3 qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë. ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm në llojin e tij. Disa nga shkrimet e tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin - janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.
Ishte një novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe gazetar i lindur ne date 21 Korrik 1899.I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në SHBA. Stili i tij ekonomik dhe i nënvlerësuar kishte një ndikim të fortë në fiction të shekullit të 20-të, ndërsa jeta e tij e aventurës dhe imazhi i tij publik ndikuan në gjeneratat e mëvonshme.
Samuel Langhorne Clemens lindur 30 nëntor 1835 ndryshe njihet me emrin Mark Twain, ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi.
Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809 në Boston, Massachusetts, ShBA ; vdiq më 7 tetor 1849 në Baltimore, Maryland. Ka qenë një shkrimtarë amerikan. Ai e themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fondamenti të simbolizmit dhe kështu të poezisë moderne. Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Fan Noli e kishte përkthyer edhe në shqip. Ai kishte përkthyer dy poemat më të njohura të tijat : “Korbi” dhe “Anabel Li”.
Dante Alighieri, i pagëzuar Durante di Alighiero degli Alighieri dhe i njohur thjesht si Dante, nga familja Aligieri e Italise. Lindi me 21 qershor 1265. Ka qenë një poet, shkrimtar dhe politikan italian.Ai shquhet si ati i gjuhës italiane; fama e tij është kryesisht për shkak të krijimit të veprës "Komedia" (italisht: Comedìa), dhe më pas e quajtur Divina nga Bokaço duke u bërë e famshme si Komedia Hyjnore (italisht: Divina Commedia), dhe në përgjithësi konsiderohet si vepra më e madhe e shkruar në italisht.
Teodor Drajzer romancier dhe gazetar amerikan. Lindi më 27 gusht të vitit 1871, në Terre Haute-Indiana të SHBA- së, dhe u nda nga jeta më 28 dhjetor të vitit 1945 në Los Anxhelos. Arsimin e lartë e kreu në universitetin Indianos, në vitet 1889-90. Karrierën e tij ai e nisi si gazetar në të përditshmen “Chicago Tribune” ku u bë i njohur me disa shkrime të bukura për shkrimtarë të mëdhenj si, Nathaniel Haw Thorne, William Dean Howells dhe disa intervista me personalitete të njohura të politikës së vendit.
| Ranku | Emri | Mbiemri | Numri i lexuesve |
|---|---|---|---|
| 1 | Naim | Frasheri | 3843 |
| 2 | Gjergj | Fishta | 3244 |
| 3 | Millosh | Nikolla | 2932 |
| 4 | Fan | Noli | 2458 |
| 5 | Sami | Frasheri | 1067 |
| Ranku | Emri | Mbiemri | Numri i lexuesve |
|---|---|---|---|
| 1 | Dante | Aligheri | 5102 |
| 2 | Mark | Twain | 4745 |
| 3 | Franz | Kafka | 3984 |
| 4 | Ernest | Hemingway | 3557 |
| 5 | Edgar | Poe | 2941 |
BSD është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë intelektuale me qëllim që t’ i bëjë të njohura shfrytëzuesve për t’i studiuar dhe për t’ i lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme.
Shfleto katalogun
Biblioteka BSD ofron qasje në materialin bibliotekar për të gjithë përdoruesit e qytetit të Prishtinës me rrethinë, pavarësisht nga raca, kombësia, gjinia, mosha, besimi fetar, gjuha, paaftësitë fizike dhe informon e ndihmon ata në përdorimin e gjetjen e tyre.
Regjistrohu
Biblioteka "Sinan Dobreva" bashkëpunon me bibliotekat në vend dhe jashtë vendit; Bashkëpunon me institucionet kulturore, shtëpitë botuese, shkollat dhe me komunitetin me qëllim të nxitjes së interesimit për librin dhe të mësuarit gjatë gjith jetës. Shfeltoni galerinë për më shumë.
Galeria