Lajmet
homepage
pldh
Biblioteka Sinan Dobreva
homepage

Lajmet Aktuale




Te Rejat

Dita Botërore e Librit për Fëmijë

Aktivitetet e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani”-Prishtinë në bashkëpunim me OJQ ETEA. Të vegjël e të rinj, të rritur e të moshuar, më 2 prill, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, u bënë bashkë për t’i thurr lavdet e merituara librit dhe për të përçuar mesazhet rreth ndikimit që ka libri mbi individin dhe shoqërinë, kështu duke bërë thirrje për më shumë lexime... Drejtori i organizatës "ETEA", Agon Ahmeti, në një fjalim të shkurtër para pjesëmarrësve, theksoi se “deri vonë "ETEA" ka punuar dhe iu ka bërë thirrje prindërve që të lexojnë dhe kështu të bëhen model për fëmijët e tyre, pasi fëmijët imitojnë të rriturit; ndërsa tash e tutje duket se është e nevojshme që t’iu drejtohemi fëmijëve dhe t’iu themi, lexoni që t’iu shohin prindërit duke lexuar, e kështu me gjasë do të fillojnë të lexojnë edhe të rriturit.”

Ambasada amerikane dhuron libra në gjuhën angleze për bibliotekat në Kosovë

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, sot ka pasuruar fondin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës me tituj të rinj të librave në gjuhën angleze, si dhe një sasi të dvd-ve me filma të zhanreve të lloj-llojshme të prodhuara në Hollywood. Të pranishëm në ceremoninë e pranim- dorëzimit librave ishte z. Jeffrey Jamison, drejtor për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Carol Bean, zyrtare rajonale për informacion në Ambasadën e SHBA-në Beograd, Besim Kokollari , asistent në qendrën e burimeve informative në ambasadën e SHBA ,Valbona Shujaku- shefe në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, studentë e punëtorë të bibliotekës.

Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për avancimin e arsimit para-universitar

Avancimi i arsimit para-universitar ndikon në zhvillimin afatgjatë të shoqërisë dhe Kosova duhet të vazhdojë me përpjekjet e saj në këtë drejtim. Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës në bashkëpunim me Caritasin zviceran, temë e të cilës ishte “Cilësia e arsimit para-universitar në Kosovë dhe kahet e zhvillimit”. Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj tha se përmes kësaj konference po synohet të paraqiten të arriturat shkencore dhe të nxirren praktikat më të mira për arsimit para-universitar në Kosovë.

Qytetari digjital

Në kuadër të projektit #Qytetaridigjital mundësuar nga IRIM(Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit), në Bibliotekën "Hivzi Sulejmani", me 5 dhe 6 qershor 2019, u mbajtën tri punëtori me nxënësit e shkollave "Xhemail Mustafa" dhe "Dardania" për përdorimin e paisjeve Micro: bit dhe Boson. Në realizimin e këtyre punëtorive ndihmoj #Bonevetprishtina. Faleminderit Andit, Tringës,Atikut, Drinit për ndihmën e tyre, dhe gjithë nxënësve pjesëmarrës.

Ekspertët kërkojnë veprime radikale për ndryshimin e gjendjes në arsim

​Përderisa ministri i atëhershëm i Arsimit, Shyqiri Bytyqi njoftoi për formimin e një komisioni të veçantë që do të merret me testin PISA 2018, njohësit e fushës nuk presin ngritje të cilësisë në arsim, prandaj as ngritje të rezultatit në testin PISA. “E kemi formuar një komision të veçantë që do të merret me testin PISA 2018 dhe tutje PISA. Ky komision e ka bërë një plan dinamik që deri në datën e mbajtjes së testit PISA 2018 planifikojmë që minimumi t’i mbajmë dy teste provuese në të gjitha shkollat e Kosovës”, ka thënë ministri Bytyqi.

Mësimdhënësit me COVID-19 angazhohen në mësim online

Mësimdhënësit e infektuar me coronavirus mbeten të angazhuar duke i zhvilluar orët e tyre mësimore online, ndonëse Ministria e Arsimit dhe Skencës (MASH) ka paraparë 1 mijë norma plotësuese të cilat do të ndahen për zëvendësimin e tyre. Megjithatë, MASH thotë se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zëvendësimin e mësimdhënësve të infektuar, komunat thonë se ky plan është i parealizueshëm. Në të gjithë vendin, mësimdhënësit të cilët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të infektimit me COVID-19, po zëvendësohen nga kolegët e tyre, derisa SBASHK-u ngrit shqetësimin se këta të fundit përkundër që po mbajnë orët shtesë, nuk po paguhen.

Sulmohet me vezë mini-biblioteka në Prishtinë

Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe Libraria Dukagjini dje përuruan mini-bibliotekën e parë në lagjen “Dardania” në kryeqytet. Ende pa kaluar 24 orë nga hapja e saj zyrtare, persona ende të panjohur kanë hedhur vezë në drejtim të saj. Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe Libraria Dukagjini u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos keqpërdorin mini-bibliotekat dhe të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë mini-bibliotekat dhe t’i njoftojnë për çfarëdo parregullsie në raport me mini-bibliotekat. “Mini-bibliotekat do të ndërtohen dhe edhe nëse rrënohen ato do të rindërtohen, derisa rrënuesit të bëhen lexues”, thuhet në reagimin e Organizatës ETEA, Kuvendit të të Rinjve të Prishtinës dhe Librarisë Dukagjini.Ndryshe, së shpejti do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së mini-bibliotekës në lagjen ‘Ulpiana’.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me botime të reja të kulturës hungareze

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot, iu dhurua një koleksion i librave me vlerë të veçantë të kulturës hungareze nga fusha e artit, filozofisë, historisë, politikës etj., si dhe nga një perspektivë e veçantë shkencore, letrare, mësimore të kësaj kulture. Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. Bencze József, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit, dorëzoi këtë koleksion dhuratë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Hungarisë. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Z. Gajraku, e falënderoi ambasadorin e Hungarisë, Dr. Bencze József, për konsideratën e tyre që Bibliotekës Kombëtare t'i dhurohet ky koleksion që është në përputhje me politikat dhe shërbimet e kërkuara në këtë bibliotekë dhe mbështetje për nevojat kërkimore të përdoruesve që kanë interesime për kulturën hungareze.

​30 vjet nga mobilizimi për shpëtimin e arsimit në Kosovë – flasin protagonistët

Në mënyrë që të kërkonte të drejtat në arsim, duke kundërshtuar planet diskriminuese që Serbia bëri ndaj arsimit në Kosovë, 30 vjet më parë u themelua Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, e cila vazhdoi veprimtarinë e saj për një dekadë. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ushtroi veprimtarinë e saj, duke i rezistuar regjimit serb, i cili synonte të impononte ligjet e veta. Një ndër themeluesit e Lidhjes, ish-kryetari i saj, Rexhep Osmani thotë për KosovaPress se rrugëtimi i arsimit shqip në vitet e 80-ta dhe 90-ta ishte shumë i dhimbshëm dhe i vështirë. Ai kujton se si Serbia deshi të imponojë ligjet e përbashkëta, përmes së cilave do të vendoste vet për çështjet e mëdhanë arsim në tërë territorin.

Ministrja Bajrami dhe ambasadorja finlandeze, Sternvall flasin për gjendjen në arsim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale të arsimit dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor. Ambasadorja Stjernvall e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur në realizimin e politikave në arsim. Ministrja Bajrami falënderoi ambasadoren për çdo gjë që ka bërë Finlanda për Kosovën, e veçanërisht për sektorin e arsimit, ndërsa theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi me këtë shtet, i cili tashmë ka një arsim nga më të zhvilluarit në botë.



VEGËZA TË DOBISHME
pldh
Biblioteka Sinan Dobreva
Misioni

BSD është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë intelektuale me qëllim që t’ i bëjë të njohura shfrytëzuesve për t’i studiuar dhe për t’ i lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme.

Shfleto katalogun

Ofertat

Biblioteka BSD ofron qasje në materialin bibliotekar për të gjithë përdoruesit e qytetit të Prishtinës me rrethinë, pavarësisht nga raca, kombësia, gjinia, mosha, besimi fetar, gjuha, paaftësitë fizike dhe informon e ndihmon ata në përdorimin e gjetjen e tyre.

Regjistrohu

Bashkëpunëtorët

Biblioteka "Sinan Dobreva" bashkëpunon me bibliotekat në vend dhe jashtë vendit; Bashkëpunon me institucionet kulturore, shtëpitë botuese, shkollat dhe me komunitetin me qëllim të nxitjes së interesimit për librin dhe të mësuarit gjatë gjith jetës. Shfletoni galerinë për më shumë.

Galeria




Regjistrohu për të pranuar e-mails nga Biblioteka

E-mails të përditshme

Porosit katalogun e librave

Plotësisht falas!